Ka ndërruar jetë 63-vjeçari Pal Trashaj, i cili një ditë më parë piu fostoksinë para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Trashaj ka ndërruar jetë, një ditë pas shtrimit në reanimacion.
Një ditë më parë, 63-vjeçari, i cili është një nga viktimat e Micro Credit Albania, kërkoi të takohej me kreun e SPAK, Altin Dumanin.
Ai u pa në hyrje të godinës me një çantë me dokumente në dorë.
Por Pal Trashaj rezultonte debitor dhe kredia e tij u shit tek Micro Credit Albania, e cila e rriti edhe më tepër shumën. Trashaj e kishte paralajmëruar këtë akt të rëndë duke treguar se nuk kishte më zgjidhje tjetër