Me lot në sy, Pirro Dhima foli sërish për Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas, i cili u nda nga jeta më 25 janar.
“Nuk e di nëse do të ketë një person që ta zëvendësojë, që të vazhdojë punën e tij”, është shprehur dukshëm kampioni olimpik grek i peshëngritjes.
Siç ka rrëfyer ai kryepeshkopi Anastas, shumë herë i ka dhënë këshilla, qoftë para ndeshjeve, qoftë pas. “Ai më këshilloi edhe për çështje personale dhe familjare”, flet Dhima, në një intervistë të publikuar nga Protothema.gr.
“Ai ishte aty për të gjithë. Na quajti të gjithëve fëmijët e tij dhe të gjitha letrat që kam fillojnë me shprehjen “fëmija im i dashur Pirros”.
“Për mua ai është shenjtor, vepra e tij është shumë e madhe”, ka përfunduar Pirro Dhima për Kryepeshkopin e ndjerë të Shqipërisë.