Michael Schumacher është një ndër emrat më të mëdhenj në Formula 1, 7 herë kampion bote dhe pa diskutim një personazh që ka bërë revolucion në këtë sport.
Emri i tij lidhet ngushtë me garat me makina me të cilat bëri histori, ndërsa sipas përllogaritjeve është dhe piloti më i paguar.
Racingnews365 ka publikuar listën me fitimet e pilotëve të kampionatit botëror të Formula 1 dhe pasurinë e tyre, ku ajo cka bie në sy është se kryeson Schumacher me 790 milionë dollarë, duke lënë pas dyshen Hamilton-Alonso.
Në karrierën e tij arriti të fitojë 91 gara të Formula 1, një rekord i padiskutueshëm që vetëm Schumacher mund ta arrinte në atë kohë. Pasi u tërhoq nga sporti, ai pësoi një aksident të rëndë teksa bënte ski në alpet e Francës, ku më pas qëndroi në koma, ndërsa gjendja shëndetësore e mëpasshme është mbajtur sekret nga familjarët.
Sa i përket listës së pilotëve më të pasur, në vendin e dytë është Hamilton me 304 milionë dollarë e pas tij Alonso me 264 milionë dollarë.



