Ky grafiti që zbukuron këtë rrugë në qytetin e Sao Paulos në Brazil ofron një përvojë unike për të verbrit, për t’u njohur dhe lidhur më shumë me botën e artit.
“Kuptova se personat me shikim të dëmtuar janë i vetmi publik që nuk kanë akses në këto grafiti sepse të gjithë mund t’i shohin përveç atyre. Kam dashur të përfshij sa më shumë njerëz dhe prandaj zhvillova këtë teknikë në mënyrë që të edhe ata të mund të njohin se çfarë përfaqëson grafiti”.
Artisti brazilian Subtu krijoi këtë vepër artistike duke përdorur alfabetin Braj, që përdoret nga të verbrit. Ai dëshiron që edhe ata të njihen me forma dhe dimensione të ndryshme të artit të rrugës.
“Grafiti është art publik. Është në rrugë, pra kushdo mund ta shohë. Nuk është në një muze apo galeri. Është një art i karakterizuar nga të qenit në një hapësirë publike me akses të lirë për të gjithë.”
Artisti shpjegon se i është dashur tre vite për të realizuar këtë vepër artistike.