Pije, cigare dhe celularë kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, në pranga 57-vjeçari

Një 57-vjeçar ka rënë në pranga në pikën doganore të Kapshticës, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, në momentin që po hynte në territorin shqiptar nga Greqia, u zbuluan mallra të dyshuara kontrabandë.

Në mjet u gjetën produkte ushqimore dhe pije alkoolike, dhjetëra steka cigare dhe disa aparate celularë.

Sipas njoftimit të Policisë, në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi TH.B., 57 vjeç, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i plotë i policisë

“Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë njofton se në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e DVKM Korçë, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin Th. B., 57 vjeç, banues në Plasë.

Nga kontrolli, në automjet janë gjetur produkte ushqimore dhe pije alkoolike, dhjetëra steka cigare dhe disa aparate celularë, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 57-vjeçari, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”, si dhe u sekuestruan mallrat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Të Fundit