Pezullohet trajneri i Kosovës në taekwondo, goditi me shuplakë vajzën e tij pas ndeshjes

Valmir Fetiu u pezullua për 6 muaj nga Federata Europiane e Taekwondo, pasi goditi me shuplakë sportisten, e cila është e bija, pas humbjes në finalen e kampionatin për fëmijë që u zhvillua në Tiranë.

Trajnerit iu tërhoq menjëherë vëmendja nga arbitri i sfidës, pasi reagimi i tij ishte i tepruar. Valina u mund nga serbja Nina Saviç, duke u mërzitur për këtë disfatë.

Valmir Fetiu tha për mediat në Kosovë se ajo situatë ndodhi pasi vajza u përfshi nga paniku për rezultatin, duke shtuar se diçka e tillë nuk do të përsëritet dhe se ka kërkuar falje.

Sipas Valmir Fetiut, kjo u shfrytëzua nga mediat në Serbi.

Të Fundit