Kryeministri Edi Rama flet sërish për rastin e Ballukut.
Në një video-mesazh në Facebook, kryeministri Rama i ka qëndruar të njëjtave deklaratave të dhënë me herët, se pezullimi i ministres është absurd si koncept. Gjithashtu shtoi se krijon një bllokim të të gjithë zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon.
“Për gjërat janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore, po mundohemi mos e zgjidhim me ministrinë e jashtme. Po me 35 vendime të tjera të qeverisë si do ja bëjmë? po me lejet e ndërtimit për investimet në infrastrukturë, godina publike, që kanë kaluar në KKT dhe nuk zbardhen dot pa firmën e pezulluar. Si do ja bëjmë,. këto janë punë të bllokuara që di shtohen çdo ditë, prandaj kam shkuar në kushtetuese. Nuk ndërhyj në punë e gjykatësit në fjalë”, tha Rama.



