Ndonëse protesta në Tiranë pritët të nisë në orën 11:00, qytetarët janë mbledhur sot para Sheshit “Skënderbej”, ndërsa janë mobilizuar me pankarta. “Petullat nuk bëhen me ujë, vaji 350 lekë”, është një prej pankartave që një qytetare ka menduar, duke ironizuar rritjen e ccmimit të produkteve ushqimore dhe jo vetëm, ku vaji ka shkuar 3500 lekë.
“Ne protestojmë për gjithçka. Vrapojmë dhe nuk arrijmë gjëkundi. Fëmijët s’ua plotësojmë gjithçka. Pelqtë i kemi të sëmurë, ata nuk arrijnë të ushqehen vetë. Të gjithë shfrytëzojnë pushtetin për interesin e tyre dhe jo për popullin.”, tha qytetarja. Ndërkohë një qytetar tjetër tha se qeveria po i pi gjakun popullit.
“Po na pinë gjakun 30 vite. Kjo nuk është protestë politike por për ne vetë. Duhet të jemi 1 mln vetë këtu se na janë rritur të gjithëve çmimet”, tha qytetari.