Një i moshuar, banesa e të cilit mori flakë dy ditë më parë në Korçë, ka ndërruar jetë.
Pavarësisht se 89-vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra nga djegia.
Njoftimi i policisë mbi ngjarjes:
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 4, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Zh., rreth 89 vjeç, i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.