Përshkallëzohet protesta,qytetarët fikin makinat,bllokojnë Unazën e Tiranës

Duket se është përshkallëzuar protesta e shoqërisë civile, e cila nisi para kryeministrisë për rritjen e çmimit të karburanteve dhe të ushqimeve.

Tashmë dhjetëra shoferë kanë fikur makinat duke bllokuar kalimin e automjeteve. Rruga është e bllokuar në të dy kahet e Unazës, në shenjë proteste kundër rritjes së çmimit të naftës.  Vargu i makinave po bëhet gjithmonë e më i madh.

Protesta ka nisur që prej orës 17:00 dhe po vazhdon ndërkohë që vihet re një numër i madh qytetarësh që kanë dalë të protestojnë kundër qeverisë.

Të Fundit