Një 80-vjeçar ka humbur jetën nga aksidenti që ndodhi në aksin Lezhë-Milot ku u përplas një automjet Volkswagen me një kamion.
Në makinën që drejtohej nga 70-vjeçari Z.C. udhëtonin dhe 3 persona të tjerë pasagjerë. Njëri prej tyre, I.D. 80 vjeç humbi jetën gjatë transportimit për në spital. Ndërsa dy pasagjerët e tjerë, përfshirë edhe shoferin, mbetën të plagosur dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.