Përplasi këmbësoren dhe u largua nga vendngjarja, nisin hetimet për 60-vjeçarin

Policia e Beratit ka identifikuar dhe ka arrestuar drejtuesin e automjetit që përplasi 5 ditë më parë, një këmbësore, dhe u larguar nga vendi i aksidentit.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera menjëherë pas aksidentit rrugor të ndodhur më datë 21.03.2025, në rrugën “Antipatrea”, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor identifikuan dhe kapën drejtuesin e automjetit që përplasi shtetasen E. D., 37 vjeçe, dhe u largua nga vendngjarja.

Konkretisht, u referuan materialet në Prokurorinë e Beratit, e cila vendosi procedimin në gjendje të lirë të shtetasit E. V., 60 vjeç, banues në Berat, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

37-vjeçarja, pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë, pa probleme për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit