Një 54 vjeçar në Tiranë është shpallur në kërkim. Ky person me inicialet J.D. ka keqpërdorur të dhënat e një gruaje 33-vjeçare duke hapur llogari në rrjetet sociale me të dhënat e saj.
Gjithashtu, sipas policisë, ky person i ka përdorur llogaritë sociale për të përndjekur 33-vjeçaren.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin J. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur llogari në rrjete sociale, me kredencialet e një 33-vjeçareje, si dhe e ka përndjekur atë, nëpërmjet këtyre llogarive. Punohet për kapjen e 54-vjeçarit”,-thuhet në njoftimin e policisë.