Përmbytjet në Durrës, 476 banesa të prekura

Përfundon evidentimi i objekteve të prekura nga përmbytjet e fundit në Durrës. Sipas kryebashkiakes Emiriana Sako, janë identifikuar 476 banesa të dëmtuara, pronarët e të cilave do të dëmshpërblehen, pasi të bëhet edhe procesi i vlerësimit të dëmtimeve në to.

“Ka përfunduar brenda një kohe shumë të shkurtër procesi i evidentimit të dëmeve në 476 banesa gjithsej. Pasi të kryhet edhe procesi i vlerësimit, të gjitha familjet e dëmtuara do të marrin dëmshpërblimet përkatëse. Jemi në çdo moment në shërbim të qytetarëve të Durrësit”, bën me dije Emiriana Sako.

Objektet e prekura janë kryesisht në zonën e ish-Kënetës, Plazhit, Shkozetit, Sukthit dhe Katundit të Ri, si zonat më të goditura nga reshjet e fund janarit të këtij viti.

Të Fundit