Përmbytet Vlora, qytetarët: Ka 20 vite kjo situatë, të na japin gomone…

Pas reshjeve të shiut mëngjesin e kësaj të mërkure rrugët e Vlorës janë pushtuar nga uji duke ua vështirësuar automjeteve por edhe qytetarëve kalimin.

Sipas qytetarëve kjo është një gjendje e përsëritur. Ata kërkojnë marrjen e masave pasi sipas tyre sa herë ka reshje qyteti penalizohet Qytetarët thonë se nuk kanë as nga të kalojnë për në shtëpi

“Të ikim me avion, ku ka rrugë? Shikojini vetë si janë bërë. Taksat i paguajmë, ç’faj kemi ne. Flet vetë situata 10 sekonda shi ishte nuk ishte shumë. Ku është kryetari i bashkisë? Çfarë bën? Ka 20 vite kjo punë. Ujërat e zeza sheshit”,-tha qytetarja.

“Të paktën të na lënë ndonjë gomone për njerëzit e vjetër, se ne kalojmë. U mbytëm. Me pak shi mbytet Vlorë, u bë lumë”,-tha qytetari.

Të Fundit