Në redaksinë tonë janë ankuar banorë të njësisë numër 9, në kompleksin e pallateve “ Agi Bes Halili”. Ata thonë, se kanë 20 vjet, që jetojntë këtu dhe kanë probleme me kanalizimet e ujrave të zeza, pasi bllokohet puseta kryesore dhe përmbytet kati -1 i pallatit, tek garazhi. Banorët thonë, se kanë blerë pompa vetë, që të thithin ujin, por kjo nuk është zgjidhje, pasi kur bie shi, situata bëhet alarmante dhe ata detyrohen të hyjnë me cizme, të marrin makinat.Inxhinieri i firmës së pallatit, Fehmi Abdullahu, thotë, se kjo situatë vjen ngaqë ka 244 njësi dhe vec kësaj ka ndikuar edhe amortizimi i pallatit, tërmetet dhe ndërtimet mbi kolektor.Banorët thonë, se prej vitesh i janë drejtuar UKT-së me shkresa, emaile, apo telefon, por punonjësit e këtij institucioni, vijnë sjellin një bot, e përthithin cdo dy javë dhe historia përsëritet. Gazetarja e “Stop” ve në dijeni drejtorin e kanalizimeve në Tiranë, Maringlen Karaj, i cili thotë, se po bëhet një projekt për atë pallat, për një linjë të re kanalizimi.Drejtori i Departamentit inxhinierik, Enton Osmani, thotë, se për këtë rast janë marrë masa, duke cuar grupin e punës. Ky i fundit do të vlerësojë defektin, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare.
