Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është parë të futet në burgun e Durrësit, i cili është përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut që goditën qytetin bregdetar.
Sipas informacioneve, i gjithë kati i parë i burgut të Durrësit është nën ujë dhe të paraburgosurit janë spostuar të gjithë në katet e sipërme.
Në këtë burg ndodhen edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Durrësi është një nga qytetet më të prekur nga reshjet, pasi janë përmbytur rrugë të tëra, si dhe pika hyrëse në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.




