“Përmasat e trupit, koka dhe pozicioni i veshëve” Gamiljet në Katar konkurrojnë për titullin e më të bukurës

Përveç Kupës së Botës, në Katar po zhvillohet edhe një konkurs bukurie. Gamiljet e grumbulluara nga shtetet e ndryshme të Gjirit Persik janë pjesëmarrëse në “Kupën e Botës për bukurinë”.

“Ideja është e ngjashme me Kupën e Botës. Ne bëmë një Kupë Bote bukurie për gamiljet”, tha për “Reuters” pronari i një klubi të kafshëve të shkretëtirës.

Konkurrentet garojnë midis tyre sipas kategorive të ndryshme që përfshijnë moshën dhe racën. “Karakteristikat për të përcaktuar bukurinë e një deveje variojnë nga një lloj tek tjetri. Si rrjedhojë, devetë e zeza gjykohen nga përmasa e trupit, koka dhe pozicioni i veshëve. Por në gamiljet Maghateer ne shohim proporcionet  dhe veshët duhet të qëndrojnë për poshtë, jo drejt. Gjithashtu edhe goja ka tipare të veçanta. Në gamiljet Asel është i rëndësishëm pozicionimi i veshëve, brishtësia e kockave, thundrat, janë tipare që shihen më në detaj”, shtoi ai.

Organizatorët e konkursit duhet të sigurohen që nuk ka mashtrime. “Ne i ekzaminojmë gamiljet që të shohim se mos iu janë kryer ndërhyrje kozmetike. Disa pronarë iu injektojënë botoks, mbushës, silikon”, shpjegoi një mjek për “BBC”.

Fituesja e këtij viti është shpallur gamilja më e bukur në Katar.

Të Fundit