Zjarri në Shëngjin është përkeqësuar së fundmi duke iu afruar hoteleve në zonë. Gazetari i Klan News, Martin Marku raporton se në zonë dëgjohen shpërthime të forta.
Zona ku është riaktivizuar vatra është shumë pranë ish-zonës ushtrake dhe dyshohet për shpërthime të municioneve të mbetura aty prej vitesh. Ndërkohë për shuarjen e zjarrit po punojnë 20 automjete zjarrëfikëse si dhe një helikopter.
Zjarri është aktiv prej disa ditësh ndërsa era bëri që të përhapet në dy drejtime, në Ranën e Hedhun dhe në zonën e qytetit të Shëngjinit.
Në Shëngjin në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës kanë shkuar edhe disa grupe zjarrfikësish nga Kamza dhe Tirana.