Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga Parlamenti me 20 ditë deputetin Agron Shehaj, në një mbledhje të mbajtur mëngjesin e sotëm.
Mësohet se shkak për këtë vendim janë bërë përplasjet me mazhorancën në seancën e se hënës, ku kjo e fundit dërgoi një shkresë.
Lidhur me këtë, Partia Socialiste kërkoi në shkreë përjashtimin e deputetit duke argumentuar se ka penguar zhvillimin normal të seancës parlamentare të 2 marsit.




