Kryeministri, Edi Rama ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Bashës për të shkarkuar Berishën dhe 8 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.
Rama e ka cilësuar këtë situatë për të qeshur dhe për të qeshur njëkohësisht.
“Kjo është për të qarë dhe për të qeshur. Por unë s’mund të qaj gjithë kohën për gjendjen e opozitës por ndonjëherë dhe mund të qesh. Nuk na rezulton të kemi ngritur fortifikime për tu mbrojtur prej tyre. Ne nuk jemi në proces kacafytje si dy kufomat e PD që kanë marrë peng demokratët. Ne nuk jemi në një proces kacafytje për interesa vetiake siç janë dy kufomat e PD që kanè marrë peng demokratët. Është një kacafytje që asnjëri mos e lëshojë tjetrin se po ra njëri bie dhe tjetri.
Njeri kufomë politike me seli, tjetri pa seli, njëri i mbyllur në seli, tjetri në listën e zezë. Uroj që demokratët të dalin nga kjo gjendje dramatike.”, tha Rama.