“Në këto ditë, po vijnë lajme shumë shqetësuese. Situata në Iran dhe Izrael është përkeqësuar seriozisht”, tha Papa Leo XIV në një apel në fund të audiencës së Jubileut.
“Në një moment kaq delikat, dëshiroj të ripërtërij një apel për përgjegjësi dhe arsye”, vazhdoi ai. “Angazhimi për të ndërtuar një botë më të sigurt, të lirë nga kërcënimi bërthamor, duhet të ndiqet përmes takimeve respektuese dhe dialogut të sinqertë për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme, të bazuar në drejtësi, vëllazëri dhe të mirën e përbashkët”.
Sipas Papës, “askush nuk duhet të kërcënojë kurrë ekzistencën e një tjetri. Është detyrë e të gjitha vendeve të mbështesin kauzën e paqes, duke nisur rrugë pajtimi dhe duke promovuar zgjidhje që garantojnë siguri dhe dinjitet për të gjithë!”