Një magazinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure pranë autostradës Tiranë-Durrës, në zonën e Vorës.
Siç shihet edhe në foton e mësipërme, zona aty është përfshirë nga një shtëllungë e madhe tymi, teksa zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihet se se çfarë ka brenda magazina, apo shkaku i rënies së zjarrit, teksa pritet të ketë një komunikatë nga ana e Policisë.