Një pallat shumëkatësh në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje, duke shkaktuar panik te banorët.
Zjarri dyshohet se ka shpërthyer në një apartament në katet e sipërme të ndërtesës, ndërsa tymi i dendur është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.
Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi.
Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Pas ndërhyjes së ekipeve zjarrfikëse flakët e zjarrit janë neutralizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, po vetëm për dëme materiale.