Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 15 vite burg Q.N, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht dhe ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2018, ku shtetasja me iniciale J.N, ka akuzuar babai, se për një kohë të gjatë, ka ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe seksuale.
“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 2923 datë 19.12.2019 ka vendosur:
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Q.N për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe në bazë të nenit 100/1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Q.N për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, dhe në bazë të nenit 106 të K.Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
-Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e dënon të pandehurin Q.N me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Vuajta e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e ndalimit te tij, të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale Q.N, i cili kërkoi pafajësi, duke pretenduar se faktet për të cilat akuzohet janë sajim i viktimës dhe ish bashkëshortes por që gjykata la në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”,-njofton gjykata