Ervin Rrapo, kryeplaku i fshatit Rehovë, në bashkinë e Korçës, është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale padëshirën e saj me një 23 vjeçare.
Mësohet se vajza viktimë e marrëdhënies seksuale ka probleme të shëndetit mendor pasi nuk ka zhvillim normal, ndërsa nuk kurohet dhe nuk ka as kartelë.
Kallëzimin në polici e ka bërë babai i vajzës. Burime bëjnë me dije se vajza ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
Njoftimi i policise:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur”, thuhet në njoftim.