“Per motive shëndetësore” Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar sot kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu për lirimin e saj nga qelia.

Ajo ka argumentuar se kërkonte lirimin për shkaqe shëndetësore.

Pajtime Fetahu ka qenë e lidhur me organizatat kriminale të Hajdar Çopjas si edhe të Suel Çelës.

Ish-gjyqtarja Fetahu dyshohet se ka pasur lidhje me historitë kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, Fetahu u ka dhënë vëllezërve informacione sekrete. Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.

Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut.

Të Fundit