Teknika e re synon që shumë çifte të kenë fëmijë të shëndetshëm
Për herë të parë në Britaninë e Madhe ka lindur një foshnje duke përdorur ADN e 3 personave. Kjo do të thotë se kjo bebe ka material gjenetik nga nëna, babai dhe një dhuruese grua. Procedura parashikon ndërhyrjen në procesin e fertilizimit për të parandaluar që gjenet me defekt të kalojnë në mitokondri. Këto të fundit veprojnë si një bateri e vogël që gjeneron energji brenda qelizës.
Nëse këto janë të dëmtuara, mund të çojnë në dëmtim të trurit, verbëri dhe madje edhe probleme me zemrën. Procesi ka çuar në shprehjen “foshnja me tre prindër”, megjithëse më shumë se 99.8% e ADN-së tek foshnjat vjen nga nëna dhe babai.
Kjo teknikë ndihmon familjet me sëmundje të trashëgueshme e të pashërueshme konkretisht sëmundjet mitokondriale, të cilat të jenë fatale brenda ditëve apo edhe orëve pas lindjes së një foshnje.
Disa familje kanë humbur shumë fëmijë dhe kjo teknikë shihet si e vetmja mundësi që ato të kenë një bebe të shëndetshme. Foshnja e parë e lindur me këtë teknikë ishte në tek një çift jordanez që po trajtohej në SHBA në vitin 2016.