Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë me rastin e Festave të Nëntorit.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ai bëri me dije se kishte udhëtuar drejt qelive të paraburgimit.
“Për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë tek çlirimtarët e Kosovës,” – shkroi Balla krahas videos.
Politika shqiptare e feston sërish e ndarë Ditën e Çlirimit të vendit, edhe pse 29 Nëntori është data zyrtare e kujtimit të kësaj dite.
Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor.