Qindra pelegrinë i drejtohen malit të Tomorit. Pelegrinazhi mbahen për pesë ditë.
Në lidhje me këtë event tepër të rëndësishëm për besimtarët bektashinjtë, tha kryegjyshi botëror i bektashinjve, Baba Mondi.
“Nga data 20-25 gusht është peligrinazhi i madh i Malit të Tomorit. Kemi marrë masa dhe për ushqim, që ata që nuk kanë mundësi të ushqehen, kemi marrë masa për infrastrukturën, që makinat të ngjiten deri lart në mal. Kanë ardhur 200-300 mijë persona deri tani. Numri i tyre do arrijë deri në 800 mijë vetë. Vijnë me familje e fise, për të marrë bekimin e Zotit. NASA ka marrë një studim dhe Mali i Tomorit është një mal që çliron
energji pozitive.
Edhe shenjtorët kanë lënë këta ditë për pelegrinazhin , që të jenë ditë të ngrohta e njerëzit të vijnë e të çlirojnë energji pozitive. Profeti Muhamed ka thënë se feja është mendja dhe tek feja mbizotëron harmonia e dashuria. Ka 3 vjet që policia kë bërë një punë të shkëlqyer, pasi me punën e tyre kanë bërë që njerëzit mos kenë vonesa e përplasje. Ne kemi marrë këngëtarë, Kastriot Tushën, grupin e valleve, që të bëhet një ansambël i shkëlqyer, për të kënaqur këta njerëz që kanë ardhur këtu, për këtë ditë të shenjtë. Zoti na dhëntë dashuri e paqe”, tha Baba Mondi.