Peleshi i ndërpret fjalën Flamur Nokës, opozita rrethon foltoren e Kuvendit! Ndërpritet seanca

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka ndërprerë seancën për 5 minuta pas tensioneve të regjistruara në Kuvend. Peleshi i ndërpreu fjalën Flamur Nokës teksa i tha se nuk mund ta marrë me forcë fjalën.

“Masa e dytë disiplinore për ju është vërejtje. Nuk mund të bëni asgjë me dhunë as verbale e as fizike. Mund ta ngrini zërin sa të doni, nuk mund të dilni mbi rregulloren.

Fjala juaj nuk është për procedurë, ndërpritet tani, menjëherë. Nuk e hap, nuk e merrni dot me forcë fjalën”, tha Peleshi i cili tentoi të vijonte me rendin e ditës.

Kjo solli që opozita të ngrihej dhe të bllokonte foltoren dhe debate në seancën plenare. Në një situatë të tillë, Peleshi ndërpreu seancën.

Të Fundit