Pejë, fëmija godet me shufër metalike edukatoren

Një rast i rëndë ka ndodhur të martën në Pejë, ku dyshohet se një fëmijë ka goditur me shufër metalike edukatoren e një kopshti.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se edukatorja është dërguar në Emergjencën e Pejës, shkruan KosovaPress.

“Sot në orën 10:40, policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren, duke i shkaktuar lëndime”, ka thënë ai në një përgjigje për media.

Të Fundit