Pedagogu i Bujqësorit: Karkalecat kanë rrëzuar edhe avionë në fluturim

Karkaleci vijon që të jetë një problem për të mbjellat sidomos në zonën e Myzeqesë.

Ejup Çota, pedagog i mbrojtjes së bimëve në Universitetin Bujqësor tha në Euronews Albania tha se aftësia shkatërruese e karkalecave në kulturat bujqësore është shkatërruese brenda një kohe shumë të shkurtër.

Ai shpjegoi se një tufë karkalecash mund të kthejnë në djerrë një sipërfaqe të mbjellë me përmasat e parkut të liqenit në Tiranë.

“Në Shqipëri kemi karkalecin italian dhe maroken që janë vendas, nuk e kemi karkaleca shkatërrues.

Karkaleci e shkretëtirës është shkatërrues, në vitin ‘95 janë rrëzuar edhe avionë në fluturim nga reja e madhe e karkalecave, apo anije që kanë ndryshuar drejtim. Ata llogariten ndër fatkeqësitë më të mëdha të natyrës për nga rëndësia”, tregoi pedagogu.

Të Fundit