Pedagogët dalin në protestë: Shtesa e rrogës është e pakonsiderueshme

Pedagogët i janë rikthyer sërish protestave për të kërkuar nga qeveria plotësimin e kërkesave të tyre.

Në hapje të protestës një prej pedagogëve deklaroi se ka një numër të shtuar të pjesëmarrësve në protestë edhe nga universitetet e tjera.

Më vjen mirë që ka një prezencë të dominuar të universitetit të arteve. Kolegët tanë janë dita ditës më të sensibilizuar për platformën e re të arsimit që janë çështjet madhore që universitetet duhet të rishikojnë”, deklaroi ai.

“Pa vlerësim financiar të mirë nuk ka as staf akademik të mirë. Qeveria dështoi. Shtesa e rrogës është e pa konsiderueshme.

Ne i qëndrojmë kërkesën që pagat të mos jenë më pak se mesatarja rajonale ose të paktën sa niveli i pagave në Kosovë”, u shpreh një tjetër pedagog.

Të Fundit