PD: Sali Berisha gënjeshtar ordiner, shpifi për bashkëshorten e kryetarit

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit që ish-kryeministri Berisha ka bërë lidhur me Lulzim Bashën dhe bashkëshorten e tij.

Në një deklaratë të bërë publike në rrjetet sociale, PD shkruan se Sali Berisha sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij.

Sipas PD, Berisha është një gënjeshtar ordiner që shpifi për bashkëshorten e kryetarit Basha.

I deklaruar non grata për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij.

Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner, shpifi për bashkëshorten e kryetarit të PD. Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhë gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një non grata për korrupsion”-shkruan PD në reagim.

Të Fundit