PD: Rama dhunoi protestuesit shqiptarë në Londër

Protestuesit që thirren “Rama Ik” dhe shpalosën pankarta brenda sallës ku kryeministri po mbante takim me shqiptarët në Londër, për Partinë Demokratike, janë dhunuar nga mercenarët që janë “masha mjerane të narkoshtetit”.

Në reagimin e PD-së thuhet se “Rama kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar.

“Ora e fundit të Ramës dhe narkoshtetit që e kishte marrë me vete në Londër si cirk personal, po afron”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike .

Selia blu fton të martën, në ora 17:00, shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë “të shtyrën e fundit” qeverisë së Ramës.

Të Fundit