PD çon në Kushtetuese Rregulloren e Kuvendit, kërkon të shfuqizohet dhe “Diella”

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese dy kërkesa për shfuqizimin e vendimeve të fundit të qeverisë që i konsideron të papajtueshme me Kushtetutën.

Në një prej padive Partia Demokratike ka depozituar në Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të ndryshimeve të njëanshme të mazhorancës në Rregulloren e Kuvendit.

Ndërkohoë në padinë e dytë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Gjykatës shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për funksionimin e ministrit virtual që njihet me emrin “Diella”.

Dy kërkesat e PD drejtuar Gjykatës Kushtetuese:

(i) Shfuqizimi i vendimit nr. 57, datë 16.09.2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.

(ii) Pezullimin e vendimit nr. 57, datë 16.09.2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.

Të Fundit