Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka uruar shqiptarët për festën e pavarësisë. Përmes një video-mesazhi, Manastirliu thekson se “patriot është ai qe rri në shtëpi”.
Sipas ministres, një ndër fitoret e mëdha të shqiptarëve do të jetë dhe ajo ndaj pandemisë së koronavirusit.
“Dua t’i uroj me zemër të gjithë shqiptarëve gëzuar ditën e pavarësisë! Por kam edhe një lutje për çdo qytetar. Këto festa na gjejnë përballë një sfide të shëndetit publik, që ndodh një herë në shekull.
Patriot sot është kush qëndron në shtëpi, për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes dhe të afërmve. Do të vij një kohë kur ndër fitoret më të mëdha që do të rendisim do jetë edhe kjo, fitorja për shëndetin”, shkruan ajo.