Pastruesja i vodhi rreth 540 mijë euro, çfarë ndodhi me ish-këshilltaren e Arben Ahmetaj

Zbulohet pronësia e shtëpisë ku pastruesja Rozeta Dobi vodhi rreth 120 mijë euro, që u sekuestruan ditën e djeshme gjatë një aksioni të Policisë së Tiranës.

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u vunë në pranga pas denoncimeve nga disa prej pronarëve të apartamenteve ku ajo kishte punuar si sanitare, dhe kishte vjedhur shuma të mëdha parash.

Dje policia i sekuestroi 120 mijë euro, ndërsa sot gjatë kontrollit në banesën e sanitares u gjetën edhe 400 mijë euro të fshehura te tubi i aspirimit.

Banesa ku është kryer vjedhja ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja e 120 mijë eurove dhe disa sendeve me vlerë ka ndodhur në datën 15 dhjetor, kur pronarja ndodhej në SHBA.

Banesa është marrë me qira nga Alda Klosi, ish-drejtore kabineti në Kryeministri dhe ish-këshilltare në ministrinë e Rindërtimit.

Pastruesja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët. Ndërsa është e paqartë se sa prej rreth 530 mijë eurove në total janë vjedhur në çdo banesë. Në polici nënë e bir kanë pranuar se 80 mijë euro i kanë marrë në një banesë të vetme.

Në total pastrueses i janë sekuestruar rreth 530 mijë euro, nga të cilat 120 mijë euro ditën e djeshme, 402 mijë euro, dhe 8000 dollare sot si dhe tre makina që përdoreshin nga djali i saj.

Të Fundit

Një gjykatë në New Mexico ka urdhëruar kompaninë Meta të paguajë 375 milionë dollarë për mashtrimin e përdoruesve në lidhje me sigurinë e platformave të saj për fëmijë. Një juri vendosi se Meta, pronare e platformave si Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ishte përgjegjëse për rrezikimin e të miturve dhe ekspozimin e tyre ndaj përmbajtjeve seksuale dhe kontakteve me persona të rrezikshëm. Prokurori i Përgjithshëm i New Mexico-s, Raul Torrez, e cilësoi vendimin si “historik”, duke theksuar se kjo është hera e parë që një shtet fiton një çështje të tillë kundër kompanisë. Meta, e drejtuar nga CEO Mark Zuckerberg, nuk është dakord me vendimin dhe ka njoftuar se do ta apelojë. Një zëdhënëse e kompanisë tha se ata kanë punuar vazhdimisht për të përmirësuar sigurinë e përdoruesve dhe për të luftuar përmbajtjen e dëmshme. Juria gjeti se Meta kishte shkelur ligjin e shtetit për praktikat e padrejta, duke mashtruar publikun për sigurinë e platformave të saj për të rinjtë. Gjatë gjyqit shtatëjavor u paraqitën dokumente të brendshme dhe dëshmi që tregonin se kompania ishte në dijeni të rreziqeve nga grabitqarët seksualë në platformat e saj.