Detaje nga arrestimi i dy personave me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, të cilët përmes mashtrimit transferuan 11 milionë euro nga kompanitë guaskë jashtë vendit drejt Shqipërisë.
Mësohet se Arlinda Markudhe dhe Darin Gezdari janë ndaluar nga autoritetet.
41-vjeçarja Arlinda Markudhe, është nga Lezha, ndërsa 34-vjeçari Darin Gezdari, është nga Tirana.
Pastrimi i parave u përdor skema e lojërave të fatit për transfertat 11 milionë euroshe.
Dyshohet se kompania “GreenView Marketing” ka shërbyer si katalizator për pastrimin e parave duke lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë shërbim dhe duke mos kryer aktivitet ligjor shoqërive të huaja që shumica kanë aktivitet të kazinove dhe lojërave të fatit dhe më pas duke i transferuar në kompani jashtë Shqipërisë.
Jo vetëm kaq, por një nga objektivat e regjistruara si aktivitete të kompanive të tyre, Darin Gezdari dhe Arlinda Marku kishin të shënuar edhe shërbimin e “mbrojtjes nga mashtrimet financiare” për klientët e tyre.
Madje një prej kompanive, IBS, Information Business System, rezulton se Gezdari e ka blerë për 7,6 ml dollarë. Teksa në disa prej kompanive rezulton se i krijonte, i shiste dhe më pas i blinte sërish dhe kjo dyshohet se është edhe skema e pastrimit të parave e zbuluar.
Kurse firmën New Axis Solution, e dyshuara Marku e bleu nga nje italian dhe e shiti më pas te Gezdari.
Në kompanitë e Gezdarit jepet detaje sqaruese për shërbimet sipas 7 kompanive që ai posedon, referuar edhe grafikut-foto.
Kompani me objekt konsulencën, marketingun, shërbimet ueb, internet, fushata reklamuese onsite dhe online, media sociale, mirëmbajtje dhe të tjera.
Gjithashtu marketing dixhital, tregtim pajisjesh elektronike, teknologji kibernetike, kompjutera.
Madje edhe konsulencë kundër rrezikut dhe mashtrimit të mundshëm dhe konsulencë për rritje biznesi. Një tjetër object ka qenë konsulenca për ndërtim, projektime, mirëmbajtje dhe telefoni.
Kompanitë e Darin Gezdarit:
-Green View Marketing
-Hyper Drive Service
-Information Business System IBS
-News Axis Solution
-New Moon Services
-Red Ridge Marketing
-Tech Ground Service
Kurse Arlinda Marku posedon 3 kompani në emër të saj, me objekt konsulencë biznesi dhe financiare, shit-blerje, dhënie me qira të makinave dhe mjeteve të tjera, marketing.
Gjithashtu reklama dhe marrëdhënie me publikun, promovim i eventeve, konsulencë ligjore dhe mbrojtje ndaj mashtrimeve të mundshme.
Kompanitë e Arlinda Marku:
-Multi Service Group
-International Business Consulting
-New Axis Solution.