Pastrimi i shtëpisë ju dobëson njëlloj si palestra

E keni marrë me mend?

Pastrimi intensiv i shtëpisë mund të bëjë që zemra juaj të rrahë aq shumë sikurse të jeni duke u ishtruar intensivisht në palestër. Shërbimi i pastrimit të shtëpisë Homeagloë vendosi të testojë se sa shumë djersitemi kur pastrojmë. Ai u kërkoi 10 pastruesve profesionistë që të pastronin nga pesë shtëpi secila.

Eksperimenti zbuloi se kur pastronin në mënyrë profesionale një shtëpi të përbërë nga një dhomë gjumi, një banjë, një kuzhinë dhe një dhomë ndenjeje, pastruesit digjnin një mesatare të prej 830 kalorish.

Kjo është e barabartë me një strëvitje për më shumë se 1 orë dhe 30 minuta për një person mesatar.

Por nëse po pastroni një shtëpi “me madhësi mesatare” me tre dhoma gjumi, dy banja, një kuzhinë dhe një dhomë ndenjeje, në fakt mund të digjni rreth 1,311 kalori, sipas Homeagloë. Nga katër dhomat, kuzhinat rezultuan se digjnin më shumë kalori për t’u pastruar. “Rezultatet tona tregojnë se pastruesit në eksperimentin tonë djegin mesatarisht 276 kalori për kuzhinë – që është e barabartë me vrapimin për pak më pak se 40 minuta rresht.

Të Fundit