Pasi u vetëdorëzua mbrëmë, Edison Memolla dërgohet në burgun e Rrogozhinës

Pasi u vetëdorezua mbrëmjen e djeshme në polici, kryebashkiaku Edison Memolla është dërguar në burgun e Rrogozhinës.

Apeli i GJKKO ekzekutoi vendimin duke e dënuar me një vit burg Edison Memollën. Ai u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për veprën penale korrupsion në zgjedhje.

Apeli ka lënë në fuqi edhe vendimet ndaj tre personave të tjerë: Ndriçim Tafxhafa 1 vit burg; Blerim Xhamani, 1 vit burg dhe Isuf Tosku, 8 muaj, pezullohet në shërbim prove.

Ata akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, pas publikimit të një regjistrimi audio që ngriti dyshime për ndikim të paligjshëm.

Në regjistrimin e bërë publik, Memolla, asokohe kandidat për kryebashkiak, kërkonte nga elektricisti i FSHU-së në Durrës, Ndriçim Tafxhata, që të mos ndërpriste energjinë elektrike të një abonenti debitor, në këmbim të votës së tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Dënimi me vendim të formës së prerë i Edison Memollës e çon bashkinë e Rrogozhinës në zgjedhje të reja të cilat do të duhet të mbahen jo më afër se 30 ditë dhe jo më larg se 45 ditë nga krijimi i vakancës.

Memolla ka të drejtë për rekurs në Gjykatën e lartë lidhur me këtë vendim brenda afateve që parashikon ligji.

Të Fundit