Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uron besimtarët me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse.
Basha thotë se me besim te e mira, do të mundet çdo dhimbje dhe padrejtësi.
Urimi i plotë:
Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët!
Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!