Pas vizitës së Ramës, Meta reagon nga burgu: Skraparllinjtë janë njësha, e dinë që 5 është për të kaluar klasën! 80% ishin jabanxhinj shëtitës

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga qelia pas vizitës së kryeministrit Edi Rama sot në Skrapar, ku foli për opozitën, partitë e vogla dhe drejtuesit e saj.

Meta shkruan se ishte argëtuar “sot me “ufo”-n që kishte mbërritur në qytetin e Çorovodës, në një sallë ku 80% ishin jabanxhij shëtitës”.

Sipas tij, u kërkoi të votojnë 5-ën, por skraparlinjtë jo vetëm janë njësha por e dinë shumë mirë se 5 është sa për të kaluar klasën.

Reagimi i Ilir Metës

U argëtova sot me “ufo”-n që kishte mbërritur në qytetin e Çorovodës, në një sallë ku 80% ishin jabanxhij shëtitës.

Dëgjuam nga “ufo” se do t’i fuste në Europë, por nuk u tha asnjë fjalë, pse rruga Skrapar-Përmet ka mbetur në fshatin Rog dhe pse që nga viti 2017, “ufo”-ja nuk ka hedhur asnjë lopatë?

Nuk dëgjuam asnjë fjalë nga “ufo”, pse devijoi rrugën e TAP-it që lidhte Skraparin me Korçën?

Nuk u tha asnjë fjalë pse është shkretuar Skrapari këto 8 vite dhe pse fondet për blegtorinë dhe bujqësinë, përfshi edhe ato të BE-së përfunduan për inceneratorin fantazmë.

U kërkoi të votojnë 5-ën, por skraparlinjtë jo vetëm janë njësha por e dinë shumë mirë se 5 është sa për të kaluar klasën.

Edhe vetë “ufo”-ja kur fliste, teksa shikonte përballë jabanxhijtë, e ndjente se më 12 Maj duhet të mbajë fort Tikun dhe të shtrëngojë vet llastikun.

U kërkoi ta votonin se do t’u jepte dy deputetë kur Skrapari do të këtë 3 deputetë të sigurtë, Dr. Zija Ismailin, Lefter Maliqin dhe pa diskutim edhe Ilir Metaj.

E falenderojmë që ka vendosur edhe një zonjë me origjinë nga Skrapari në lista të mbyllura, por edhe ajo kur të dëgjojë çuditë e “Ballkanit të Hapur” në shtator, vështirë të rrijë e kyçur në lista të mbyllura.

Përshëndes popullin e Skraparit që u çlodh sot me fjalimin argëtues të “ufo”-s nga Tirana dhe të mos harrojë dëmet e mëdha që i solli Skraparit, kostot e rënda të keqqeverisjes dhe presionet për bukën e gojës, por t’ja shpërblejë më 11 Maj duke votuar Numrin 1️⃣.

✅️???? VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

✅️???? VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

Të Fundit