Pas vizitës 2 ditore në Shqipëri, në një reagim në Twitter, ish-presidenti i SHBA Bill Clinton ka shprehur falenderimin e tij për kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar, për një mbrëmje që siç shprehet “nuk do ta harroj kurrë”.
Clinton po ashtu thotë se ndihet i nderuar që ka punuar me vendin tonë për kaq shumë vite për të forcuar miqësinë mes dy shteteve.
“Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nder për mua të punoj me ju për kaq shumë vite, për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, shkruajti Clinton.
My heartfelt thank you to Prime Minister @ediramaal and the people of Albania for an evening I will never forget. It has been my honor working with you for so many years to strengthen the bonds of friendship between our countries and build a better world for all. pic.twitter.com/Ie15cwkC5r
— Bill Clinton (@BillClinton) July 4, 2023