Pas Publikimit Një Natë Më Parë Në Emisionin Stop, Nën Akuzën “Shpërdorim Detyre”, Shkarkohet Drejtoresha E Kadastrës Sarandë

Drejtoresha e Kadastrës në Sarandë Aida Demi është shkarkuar nga detyra.

Aida Demi kishte përfituar tokë, që më parë ka qenë det.Hoteli buzë detit, i ndërtuar nga familjaret e Aida Demit mbi një truall të blerë me proces privatizimi në vitin 1992, gllabëroi një pjesë të konsiderueshme të bregut të detit, pjesë, që u mbush me inerte dhe u kthye në tokë. Me një kontratë shit-blerjeje në 5 korrik 2019, Ministria e Financave ia shiti atë familjes Demi, duke e kthyer detin në tokë. Pas vetëm 4 ditësh,familja Demi merr certifikatën e pronësisë jo për 600 m2 sa bleu, por për 1325 m2.Më pas, në vitet 2020 dhe 2021 dhe 2022, familja e Aida Demit ka marrë disa leje për ndërtimin e një objekti të ri dhe shtesë katesh për objektin ekzistues.Emisioni “Stop” ka mësuar, se Aida Demi ka legalizuar dy kate pa leje të një objekti, për të cilat, ka pasur urdhër prishjeje nga Bashkia dhe INUK.Nga ana tjetër, në lokalin e vëllait të drejtoreshës së Kadastrës, në cepin e lokalit, është legalizuar një banjo, që pasqyrohet si objekt në dokumentet e legalizimit.Edhe në Ksamil Aida Demi ka legalizuar objekte dhe ka dhënë truall në mënyrë të paligjshme, madje duke legalizuar edhe objekte, që nuk ekzistojnë.Kjo ka ndodhur me certifikatën e pronësisë së Isuf Dariut apo dhe me atë të Taulant Mukës.

Të Fundit