Pas një muaji agjërimi e sakrificash shpirtërore, besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në gjithë botën kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit.
Mijëra besimtarë myslimanë në kryeqytet u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për faljen e namazit.
Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu uroi të gjithë besimtarët anembanë që Zoti t’u kishte pranuar agjërimin dhe t’i ndihmonte në përballimin e sfidave të jetës.
Ai për rëndësinë e unitetit, mëshirës dhe drejtësisë, duke rikujtuar vlerat e familjes dhe bashkimit.
Ai theksoi se kjo ditë është një mundësi për të reflektuar dhe për të nxjerrë mësime nga periudha e Ramazanit, duke e lidhur këtë festë me angazhimin për një shoqëri më të drejtë dhe të bashkuar.