Ditët e fundit, vendi ynë është përfshirë nga reshjet e mëdha të shiut, ndërsa tashmë në zonat malore ato i kanë lënë vendin dëborës.
Në rrugën Qafë Thore – Theth kanë nisur reshjet e dëborës me intensitet mesatar, ndaj autoritetet këshillojnë kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve.
Segmenti rrugor Boge – Theth është i hapur, ndërsa në terren po operojnë mjetet borepastruese.
Edhe në pikën turistike të Razmës kanë nisur reshjet e dëborës, megjithëse me intensitet më të ulët.
Deri më tani nuk raportohet për probleme në qarkullimin e automjeteve, por autoritetet apelojnë për përgjegjshmëri dhe kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve në zonat malore.



