Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për Elvis Mirin, pronarin e VALE Recycling. Ai akuzohet për falsifikim dokumentash dhe dëme në mjedis.
Elvis Miri ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë.
“Rezulton e provuar se personi nën hetim E.M, ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë. Personi në hetim, pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë.
Deri në këtë fazë të hetimeve, rezultoi e provuar se shtetasi E.M., në bashkëpunimin me shtetasin E.Sh, kanë përpiluar akte të rreme prej vitit 2015 e në vijim, duke pasqyruar në kërkesat e tyre drejtuar AKM-së, nëpërmjet QKB-së, si dhe raporteve të vetmonitorimit peridike, në funksion të Lejes së Tipit B, një pajisje të tipit Econos Tsc 150, e cila në fakt është instaluar pas muajit Janar të vitit 2024.
Personi juridik, është inspektuar nga punononjësit shtetëror I.B, dhe K.A, por është mbuluar nga këta të fundit për mungesën e paisjes Econos Tsc 150. Po kështu,edhe inspektorët shtetërorë J.Sh, E.P, A.M, N.D, A.K, B.L, kanë mbuluar veprimtarinë reale të personit juridik, duke mos raportur pika shkarkimi në ajër dhe tokë të pajisjes Mangazini, të identifikuar nga Ing G.T, në historik, si dhe duke mos raportuar se në vend të ushtrimit të aktivitetit, gjendet i instaluar vetëm një incerenator.
Rezulton e provuar se pasija Econos TSC 150, e kqyrur nga oficerët e policisë gjyqësore, është importuar, në datën 22.01.2024, nga personi juridik ndryshe nga sa ka deklaruar personin nën hetim E.M, se paisjen Econs TSC 150 e ka importur dhe instaluar në vitin 2016.
Në këto kushte ngrihen dyshime se me mungesën e paisjes Econos Tsc 150, dhe mungesën e një prej incenenatoreve, personi juridik, të mos ketë pasur aftësi të përmbushë objektin e kontratave të lidhura me palë të treta për trajtimin e mbetjeve spitalore.”– thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të enteve publike si dhe bashkpunëtorëve të mundshëm, ekpertimeve kontabël, në raport me pasojat që mund të kenë ardhur mbi ndikimin në mjedis, ndër vite.
Pak kohë me pare Stop ka investiguar kompanin private që merret me mbetjet spitalore “Vale Recycling” shpk. Sipas informacioneve, kjo kompani prej vitesh fiton tendera për mbetjet spitalore, por në fakt i mungon pajisja ECONOS, që djegë këto mbetje.
Duke iu referuar të dhënave që vetë kompania ka deklaruar, “Stop” ka identifikuar një faturë e cila tregon blerjen e një pajisjeje djegie të ardhur nga Kina dhe jo Italia, vendi ku ai prodhohet.
Gazetari: Ja, është kjo fatura që ka blerë këtë makinerinë për djegie, e ka blerë këtu tek ju?
Pronari i subjektit që ka sjellë pajisjen nga Kina: Ai e ka porositur në Kinë, ne thjesht kemi bërë transportin.
Gazetari: Po për çfarë është kjo? Apo s’ia ke idenë?!
Pronari: Me sa di unë, ai e ka porositur vetë në internet dhe ne thjesht kemi bërë transportin, ne nuk e dimë se për çfarë ishte, meqë e kishim si shok, “keni mundësi meqë vini në Kinë?” Dhe ne i thamë: “Okej do ta sjellim ne me firmën tonë”, por s’e kemi idenë për çfarë është…
Për të qenë transparent, ne kemi kërkuar informacion nga kompania, por ende nuk kemi marrë një përgjigje. Për këtë skandal “Stop” informoi institucionet ku fillimisht u ndalëm, te drejtoresha e AKM-së, Arta Dollani, e cila pranoi se grupi i inspektimit ka konfirmuar mungesën e kësaj pajisjeje.
Gazetari: Këtë, ECONOS-in ky nuk e ka fare, si pajisje…?!
Drejtoresha, Arta Dollani: Po mo po, e di kanë vajtur inspektorët kanë bërë gjithë inspektimet. Vazhdon procesi…
Gazetari: E kuptoj e kuptoj po me lejet që ky ka çfarë bëhet?!
Drejtoresha, Arta Dollani: Asnjë gjë s’merr tek ne, ata kanë marrë leje të parë, të dytë, monitorimet që bëjmë të përvjetshme, do të marrë të gjithë afatet e ankimimit, ne jemi për procedurë sepse që të katërt, të katërt subjektet që merren me këtë lloj detyre, i kemi nisur këto edhe tek Ministria e Shëndetësisë edhe në institucione të tjera, na jepni grupin e punës se si duhet të veprojmë.
Gazetari: Do t’ia hiqni licensat?
Drejtoresha, Arta Dollani: Ne as nuk heqim as nuk bëjmë dot asgjë pa bërë procedurat.
Gazetari: Po si i ka marrë licensat, kur nuk e ka pasur pajisjen?!
Drejtoresha, Arta Dollani: Po nuk di të të them…
Gazetari: I ka marrë në kohën kur s’ke qenë ti?
Drejtoresha, Arta Dollani: Po, po…