Ne daten 13.02.2024 Stop ka transmetuar nje raste lidhur me spitalin onkologjik, ku nuk punonin pajisjet e skanerit.
Kemi sjell rrëfimin e një pacienti të dëshpëruar, të cilit nuk i kanë mbetur më para, për të kuruar sëmundjen e tij. Ato, që pati kursyer, i shpenzoi për terapitë në spitale private. Në gjymtyrët e poshtme qytetari ka njolla, pasi është prekur nga “sarkoma kaposi”. Nëse nuk kurohet, njollat do t’i përhapen në gjithë trupin dhe shëndeti i tij do të jetë në rrezik. Denoncuesi tregon, se ka shkuar disa herë në QSUT, por i thonë, që është gati aparatura për problemin e tij, por nuk po e vënë në funksion. Denoncues te shumte jane ankuar qe nuk merrnin sherbim.
Ndersa diten e sotme Prokuroria e Tiranes ka ndaluar 7 mjeke. Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për 8 persona, ku ndër to janë mjekë të Spitalit Onkologjik në QSUT, kirurgë, zëvendës drejtoresha e Përgjithshme e spitalit dhe farmacistë e punonjës.